Telegrafi

Benitez: E ndjek Napolin, më shumë nuk flas

Rafael Benitez

Emri i Rafa Benitez ka qarkulluar prej pak kohësh si zëvendësues i mundshëm i Gennaro Gattusos.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mund të shkarkojë trajnerin aktual nëse rezultatet vazhdojnë njëjtë.

Benitez thuhet se do të kthehej me kënaqësi në Napoli. I pyetur nga “Onda Cero”, Benitez nuk e fshehu dashurinë e tij për klubin.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me napolitanët dhe akoma e ndjek ekipin, por mos më nxirrni më shumë fjalë nga goja, sepse nuk dua të shprehem më tej”, deklaroi ai.

Spanjolli ka ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin De Laurentiis, pavarësisht se ka kaluar kohë nga bashkëpunimi mes tyre. /Telegrafi/