Site icon Telegrafi

Bëni vetë ëmbëlsirë fantastike: Trileqja për shumicën është ëmbëlsirë e preferuar kremoze

E butë dhe e lëngshme

Kjo ëmbëlsirë mjaft e dashur nga ju, mendohet se e ka origjinën nga Amerika Latine. “Trec leches” do të thotë tri lloje qumështi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 6 vezë;
– 100 g sheqer;
– 200 g miell;
– gjysmë qese pluhur për ëmbëlsira;
– 1 sheqer vaniljeje.

Për shtesën 1:

– 400 ml ajkë të ëmbël,
– 200 ml qumësht të kondensuar;
– 800 ml qumësht të zakonshëm.

Për shtesën 2:

– 300 g krem karameleje.

Përgatitja:

Tundni të bardhët e vezëve dhe gradualisht shtoni sheqer dhe sheqer vaniljeje.

Kur të tunden mirë shtoni të bardhët një nga një, përzieni dhe shtoni ngadalë miell të përzier me pluhurin e ëmbëlsirave.

Kur të shtoni miellin, atëherë aktivizoni mikserin në shpejtësinë më të vogël dhe vetëm përzieni ngadalë.

Tretjen qiteni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje dhe piqeni rreth 20 – 25 minuta në 180 gradë Celsius.

Lëreni që pandishpanja të ftohet pak dhe pastaj nxirreni tepsinë dhe me thikë shpojeni në shumë vende.

Në tepsi qitni ajkën e ëmbël dhe pastaj në të përhapeni pandispanjën të kthyer mbrapsht, atë pjesën që ka qenë sipër tani vendoseni poshtë.

Lëreni të qëndrojë rreth dhjetë minuta dhe pastaj përzieni qumështin dhe qumështin e kondensuar dhe me të lyeni anën e sipërme.

Lëreni pak të qëndrojë që qumështin ta thithë mirë dhe pastaj lyeni me kremin e karameles.

Ftoheni mirë dhe kënaquni me ëmbëlsirën e mrekullueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version