Site icon Telegrafi

Bëni një xhel për vetullat me vetëm tre përbërës: I gatshëm në pak minuta

Ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet në shtëpi

Nëse ju pëlqen që vetullat tuaja të jenë në vend dhe ju pëlqen të përdorni xhel, i cili i fikson ato në mënyrë që të mos lëvizin, ndoshta do të jetë e dobishme për ju të dini se të njëjtin xhel mund ta bëni vetë.

Gjithçka që ju nevojitet është vazelinë, më pas rimel, në ngjyrën e vetullave tuaja dhe forcues, pra llak flokësh.

Ndani pak vazelinë në një tas, hidhni pak rimel në të dhe shtoni disa spërkatje me llak flokësh.

Përziejini gjithçka mirë, më pas aplikojeni me një furçë të përshtatshme në vetulla, transmeton Telegrafi.

Ju mund të shihni se si duket në praktikë në video:

/Telegrafi/

Exit mobile version