Hatem Ben Arfa ka qenë njëri nga mesfushorët sulmues më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por lojtari francez ka preferuar të mbetet tek skuadra e tij aktuale Nice deri në verë.
Ai është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë ku ka shënuar 11 gola këtë edicion, ndërsa në verë pritet të largohet.
Por mediat franceze kanë raportuar se reprezentuesi francez do të mbetet përsëri në Ligue 1.
Kampioni aktual Paris Saint Germain, pritet ta transferojë 28-vjeçarin për një shumë rreth 15 milionë euro.
Ben Arfa në PSG pritet ta mbulojë hapësirën e lënë nga argjentinasi Ezequiel Lavezzi i transferuar në Kinë. /Telegrafi/