Jude Bellingham, mesfushori brilant 19-vjeçar anglez që luan te Borussia Dortmund, është një nga lojtarët më të kërkuar në botë.
Transfermarkt vlerëson se sensacioni kap vlerën e 110 milionë eurove dhe Real Madridi është ndër klubet që do të ishin të lumtur ta sjellin atë dhe të zgjidhin çështjen e titullarit të lojës për një periudhë të gjatë kohore.
Bellingham ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për kapitenin e kombëtares kroate, ndërsa tani i ka folur sërish për këtë.
Ai ka thënë se Luka Modric, Fede Valverde dhe Kevin De Bruyne duhet të jenë mesfusha e formacionit ideal të sezonit sipas FIFA-s.
“Nuk mund ta vendos veten dhe të jem arrogant. Nuk fitova asgjë këtë sezon, ndoshta vitin e ardhshëm do të jem në ekipin më të mirë”, ka thënë Bellingham.
Anglezi pati një sezon të mrekullueshëm në të cilin u bë kapiteni më i ri në historinë e Bundesligës dhe kapiteni më i ri i Borussia Dortmund që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Ai luajti edhe për kombëtaren në Kupën e Botës në Katar, ku shënoi një gol dhe pati një asistim./Telegrafi/