Trent Alexander-Arnold thuhet se mund të largohet nga Liverpooli këtë verë mes lidhjeve me Real Madridin dhe ‘mësit’ i këtij transferimi mund të bëhet miku i tij i mirë nga kombëtarja e Anglisë, njëherësh ylli i Los Blancos, Jude Bellingham.
25-vjeçari, i cili e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Liverpool – ka qenë i lidhur me gjigantët spanjollë në të kaluarën, por një marrëveshje nuk u realizua kurrë.
Duke qenë se ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, nuk është befasi që Real Madrid thuhet se ka rindezur interesin e tyre.
Sipas gazetës Bild, Alexander-Arnold është i interesuar për një lëvizje në kryeqytetin spanjoll, me interesin e Real Madridit që thuhet se është ‘konkret’.
Për të bërë këtë transferim edhe më të mundur po përkujdeset ylli i Real Madridit, Bellingham, i cili si duket është në cilësinë e ‘agjentit’.
Jude Bellingham and Trent Alexander Arnold were spotted in an LA nightclub. 🇺🇸🪩 pic.twitter.com/CYUvo5qVsC
— Madrid Xtra (@MadridXtra) July 23, 2024
Dy yjet e Anglisë janë parë së fundmi së bashku në një klub nate në Los Angeles.
Ata po kalojnë kohë të mira së bashku dhe duke shfrytëzuar në maksimum pushimin pas Euro 2024.
Ndërkohë, i pyetur nga The Mirror për stadiumin e tij të preferuar përveç Anfield, Trent është përgjigjur: ‘Bernabeu’, duke shtuar edhe më shumë thashethemet e transferimit.
Marrëveshja aktuale e anglezit me Liverpoolin skadon në vitin 2025 dhe transferimi i tij duket i mundshëm këtë verë ose verën e ardhshme si lojtar i lirë. /Telegrafi/
Alexander-Arnold, inseparable de Bellingham en la Eurocopa, sigue dejándose querer: “Mi estadio favorito más allá de Anfield y Wembley? El Bernabéu” pic.twitter.com/jXSNrqEb5C
— Madrid Sports (@MadridSports_) July 23, 2024