Site icon Telegrafi

Bella Thorne fejohet me këngëtarin Benjamin Mascolo

Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo kanë njoftuar fejesën e tyre në Instagram.

Aktorja dhe i dashuri i saj prej dy vitesh kanë zbuluar planet e tyre për t’u martuar, pasi ai bëri pyetjen gjatë fundjavës.

Së bashku me një foto që tregon një unazë të mrekullueshme fejese diamanti, këngëtari 27 vjeçar shkroi “Ajo tha PO”.


Fansat në komente reaguan me shumë emocione duke shkruar, “Urime”, “Shumë të lumtur për ju”, “Oh Zoti im, urime për të dy”.

Aktorja amerikane po ashtu bëri edhe disa postime të tjera në rrjete sociale për t’u treguar ndjekësve se ishte shumë e lumtur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bella Thorne

Dyshja shpresojnë që të realizohen planet e tyre të dasmës për në Itali dhe ShBA.

“Për të gjithë që më keni shkruar, ju faleminderit njerëz”, shtoi Bella. “Është e vështirë që në këtë kohë t’u përgjigjem të gjithëve”.

Bella dhe Benjamin kanë qenë në lidhje për më shumë se dy vjet dhe tashmë jemi të ngazëllyer për të parë se çfarë do të ndodhë me çiftin në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version