Site icon Telegrafi

Bekteshi: Nëse energjia elektrike e importuar është më e lirë se ajo e prodhuar në TEC Negotinë, atëherë termocentrali do të pushojë së punuari

Nëse çmimi i energjisë elektrike të importuar është më i ulët se ai i prodhuar në TEC “Negotinë”, atëherë do të merret vendim që ky termocentral të ndalet nga funksionimi, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Nëse EMV na jep të dhëna se çmimi i prodhimit të TEC “Negotina” është më i lartë se çmimi i importuar i energjisë elektrike, drejtimi i Qeverisë do të jetë që të ndalojë funksionimin e TC “Negotinë” dhe të importojë energji elektrike e cila do të jetë më e lirë”, tha Bekteshi, pas takimit të sotëm me ekipin nga Shoqata e Energjisë së Maqedonisë.

Siç tha ai, për momentin nuk kanë marrë të dhëna të tilla nga EMV, por premtoi se sot do të kontaktojnë këtë kompani energjetike./Telegrafi/

Exit mobile version