Site icon Telegrafi

Bekimi flet për ftohjen e raporteve të Jasharajve me Hashim Thaçin

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ka folur për disa debate që kanë pasur me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Jashari në “Debat Plus” thotë se me Thaçin nuk janë prishur për para.

“Sa i përket prishjes me Hashim Thaçin, s’ka të bëj aspak rreth parasë, asnjëherë. Ne me askënd nuk prishemi për para”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pjesëtari i familjes Jashari tregon një debat që kanë pasur me Thaçin për kullat e Jasharajve.

“Kemi pasur një debat unë dhe Lulzimi i baçit Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhuar kompleksi nga Ministria e Ambientit. Luli i ka thënë troç: ‘Nuk më intereson kush i merr [tenderat], por në momentin që unë dëgjoj që këtu lypni 10 përqindësha, haraq firmave edhe në këtë vend, mbi gjakun e atyre, harrojeni që ka me ju shkel këmba në Prekaz…Ka pas kësi debati”.

Lexo po ashtu Jashari: Njerëzve iu kanë vendos prita që të mos takohen me Adem Jasharin, u frikuan se ai do të bëhet i fortë

I pyetur nga moderatori Ermal Panduri nëse ky është momenti kur janë prishur me Thaçin, Bekimi ka thënë:

“Jo ky nuk është momenti…Ka pasur edhe tjera, por që unë nuk dua t’i bëj publike. Është edhe një pjesë kompleksi. Pjesë tjera kanë qenë mos sinqeriteti dhe burrnia taman nga Hashim Thaçi direkt me Lulin…Tash në këtë kohë kur ai është në Hagë është ligësi të flasë… Tjera gjëra nuk janë për publikun. Ka të bëj me çështje gjatë luftës e menjëherë pas luftës”, tha ndër të tjera Bekim Jashari./Telegrafi/

Exit mobile version