Në takimin e kryesisë së Unionit të bizneseve të mbajtur të enjten e të kryesuar nga kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, u fillua përpilimi i platformës strategjike të veprimit për vitin 2018.
Njëra nga temat e rendit të ditës të këtij takimi ishte edhe riorganizimi dhe ristrukturimi i stafit drejtues të Unionit të bizneseve.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit në kryerjen e objektivave të cilat dalin nga platforma strategjike e veprimit, u vendos në mënyrë unanime që Unioni i bizneseve , krahas kryesisë prej 7 anëtarëve të ketë edhe drejtorinë menaxhuese e cila për mandatin e parë drejtor menaxhues zgjodhi Bekim Brestovci, deri tani anëtar i kryesisë së Unionit.
Kryetari Viqa dhe të gjithë anëtarët e kryesisë duke e falënderuar për angazhimin e deritashëm i uruan Brestovcit postin e drejtorit duke i shprehur gatishmërinë e tyre të plotë për bashkëveprim në realizimin e të gjitha projekteve dhe objektivave që Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane ka para vetës. /Telegrafi/