Me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria është duke punuar që terapitë për llojet e kancerit të ofrohen edhe në nivelin sekondar të shëndetësisë.
“Jam këtu për të theksuar mbështetjen e qeverisë. Me angazhim të përbashkët mund ta minimizojmë ketë sëmundje. Andaj me hapjen e kësaj fushate, i bëjmë thirrje vajzave dhe grave që të kujdesën për vetën duke u kontrolluar edhe kur nuk kanë shqetësim. Me vendosmërinë tonë për të siguruar barnat, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për barna. Kosova sot ka dy pajisjet të fundit për radioterapi”, tha Kurti.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se institucionet shëndetësore do të rrisin kapacitet për të trajtuar rastet e prekura nga kanceri i gjirit.
Vitia shtoi se synimet do të rriten me ngritjen e buxhetit për të cilën tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Jeta Vita”, Nafije Latifi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i japë më shumë vëmendje grave që janë të prekura me këtë sëmundje.
Ndërkohë, është bërë edhe lansimini aktiviteteve të ndryshme për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit./kp/