Telegrafi

Bëhet kërkesë që Juventusit t’i hiqet titulli për sezonin 2018/19

Është paraqitur një apel ligjor për t’i hequr Juventusit titullin e Serie A të sezonit 2018/19 dhe për t’ia dorëzuar trofeun ekipit që përfundoi i dyti atë sezon, pikërisht Napolit.

Bianconerët po përballen me probleme të shumta ligjore, ndërsa kanë apeluar dënimin prej 15 pikësh, i cili u vendos për rritje artificiale të tarifave të transferimeve për të rritur fitimet kapitale.

Seanca do të mbahet më 19 prill, por ndërkohë ka një tjetër çështje që po ngrihet ndaj klubit bazuar në sezonin 2018/19.

Aksioni u depozitua në gjykatën TAR në rajonin e Lazios nga avokatët që përfaqësojnë Codacons (një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit) dhe shoqërisë “Associazione Club Napoli Maradona”.

Ky apel pretendon se Juventus “ka shkelur parimet e sistemit të drejtësisë sportive” dhe për këtë arsye “ndryshoi rregullsinë e sezoneve 2018/19, 2019/20 dhe 2020/21”.

Ata kërkojnë që Juventusit t’i hiqet titulli i Serie A për sezonin 2018/19, i cili më pas do t’i jepej skuadrës që doli e dyta, pra Napolit.

Edhe kjo lidhet me të njëjtat parregullsi të supozuara financiare, edhe pse bisedat telefonike të përgjuara të përdorura për dënimin prej 15 pikësh.

Të njëjtët avokatë kërkuan po ashtu që të mos lejohet Juventusi të marr pjesën në diskutimin për dënimin prej 15 pikësh.

Shanset që njëra prej këtyre rasteve të dëgjohet janë të pakta.

Edhe në skandalin Calciopoli, titujt u hoqën dhe u lanë të pacaktuar, me përjashtim të fushatës 2005/06, e cila sapo kishte përfunduar dhe iu dha Interit. /Telegrafi/