Telegrafi

Bëhet i ditur programi i artistëve për katër netët e festivalit “Sunny Hill”

Nesër (e enjte) do të mbahet nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2024”.

Emra të shumtë pritet të ngjiten në tri skenat e këtij festivali, që nga sivjet mbahet në lokacionin e ri në Bërnicë.

Tashmë në faqet zyrtare të festivalit janë publikuar edhe emrat që performojnë në secilën mbrëmje të këtij edicioni.

Më 25 korrik: Artistja kryesore – Bebe Rexha

Në skenën kryesore: Dafina Zeiqiri, Mozzik, La Fazani, Zwada, The Milk Snatchers dhe Dj SET

Në skenën C4: BlackCofee, DJ Regard, Adrian Berisha dhe Noki.

Më 26 korrik: Artisti kryesor – Burna Boy

Në skenën kryesore: Lancey Foux, Dhurata Dora, Yll Limani, Capital T, Kamal Jolle dhe DJ Set.

Në skenën C4: The Martinez Brothers, Chloe Caillet, Dani Johnsson, Artssassin.

Më 27 korrik: Artisti kryesor – Stormzy

Në skenën kryesore: Griff, MC Kresha & Lyrical Don & Lluni, Ledri Vula, Ghetto Geasy, Buta, Singullar, Ants Live, Ya Nina, Bleta Përtace, DJ Set.

Në skenën C4: Groove Armada, Tommy Gold, Lekë.

Në 28 korrik: Artisti Kryesor – DJ Snake

Në skenën kryesore: Edgar Kerri, Mygal, DJ PM dhe Dagz, DJ Bennzz, DJ Geek, DJ Deezy dhe DJ Caboo.

Në skenën C4: The Blaze, Zogai, Lab Sadiku. /Telegrafi/