Kandidatët për kryetar të Malishevës, Mursel Gashi nga PDK dhe Ragip Begaj nga Nisma, kanë treguar arsyet se përse nuk duhet votuar kundërkandidati.
“Mursel Gashi është i mirë në profesionin e tij si doktor, ndërkaq në politikë nuk është aq profesionit. Unë kam një bagazh më të gjatë në jetën politike”, ka thënë Begaj.
Ndërkaq Gashi ka thënë se Begaj nuk duhet të votohet për këto që po thotë tani pasi që nuk janë të vërteta.
“Argat askujt nuk i kam dhënë në jetën time përpos qytetarëve të Malishevë. Kemi qenë bashkëpartiak prej shumë vitesh ky u nda nga ne për shkak se presidenti Thaçi nuk e emëroi për kryetar”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/