Bayern Munichu ka pësuar humbje prej 1-2 nga Mainzi para tifozëve në Allianz Arena.
Skuadra mysafire ua shkaktoi bavarezëve vetëm humbjen e dytë sezonale në Bundesliga.
Rezultatin e zhbllokoi Jairo në minutën e 26-të dhe me këtë epërsi u mbyll pjesa e parë.
Në gjysmën e dytë, Arjen Robben e barazoi rezultatin me një gol të bukur (64’).
Mirëpo, Jhon Cordoba shënoi për golin e fitores për vizitorët (86’) dhe tri pikë të rëndësishme që e mbajnë skuadrën e tij në zonën evropiane (në pozitën e pestë në tabelë).
Përkundër humbjes, Bayern Munichu vazhdon të jetë lider, me pesë pikë më shumë se Borussia Dortmundi. /Telegrafi/
0-1: Jairo Samperio kalon Mainzin në epërsi ndaj Bayernit.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016
Arjen Robben barazon rezultatin ndaj Mainz me këtë supergol nga distanca.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016
Goli i Cordobas i cili i dha Mainzit fitoren ndaj Bayernit.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 2 March 2016