Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të Ligës së Parë në të dyja grupet A dhe B, ku nuk munguan befasitë dhe përballet rivalizuese.
Duke parë skuadrat që garojnë në këtë nivel garash, derbit nuk mungojnë pothuajse në çdo javë.
Në Grupin A, Istogu ka fituar derbi lokal duke e mposhtur Rilindjen 1974 me rezultat 3-1.
Besa Peja është kthyer te fitorja, pasi ka mposhtur Rahovecin me rezultat 1-0.
Derbi i xhiros, mes Vëllaznimit dhe Lirisë, iu ka takuar kuqezinjtë me rezultat 2-1, duke bërë hap tjetër para në renditje.
Fitore ka marr edhe Drenica që ka arritur që në shtëpi të mposht Trepçën ‘89 me rezultat 1-0.
Me të njëjtat shifra ka fituar edhe Trepça si mysafir me Mitrovicën në derbin lokal.
Në krye të renditjes është Drenica që ka 17 pikë, një më shumë se Vëllaznimi që është i dyti.
Me 14 pikë në vendin e tretë është Trepça, ndërsa rivali i tyre lokal Trepça ‘89 me 12 pikë është në vendin e katërt.
Liria ka mbetur e pesta me 10 pikë, ndërsa pas tyre me nga një pikë më pak janë Besa Peja dhe Rilindja 1974.
Sa i përket Grupit B, KEK-u ka marr fitore ndaj fqinjëve të tyre, Fushë Kosovës, me rezultat 2-1.
Dinamo e Ferizajt nuk mori më shumë se një barazim në shtëpi ndaj 2 Korrikut me rezultat 1-1.
Prishtina e Re ka vazhduar me dominimi, ku kësaj radhe ka arritur fitore si mysafir i Kikës me rezultat 1-0.
Ramiz Sadiku ka fituar si mysafir derbin lokal ndaj Flamurtarit me rezultat 5-2.
Derbi i kësaj xhiroje i ka takuar Vjosës që ka arritur të mposht Vushtrrinë me rezultat 1-0.
Prishtina e Re si lider tashmë ka filluar shmangien, ku me 21 pikë është në krye.
Në vendin e dytë është Dinamo me 14 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Vushtrria me 13 pikë.
Në vendin e katërt është ngjitur Vjosa me 12 pikë, ndërsa nga 11 pikë kanë Ramiz Sadiku dhe KEK-u. /Telegrafi/