Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shkëlqen me dy paraqitjet e saj në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’

Bebe Rexha la fansat e mahnitur me zgjedhjet e saj më të fundit të modës në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’ në Los Angeles të shtunën.

Para se të performonte e veshur me një kostum të shndritshëm argjendi për turmën e gjallë, këngëtarja e hitit “In the Name of Love”, 33 vjeçe, mbërriti në shfaqje me një kostum xhins me një dekolte të hapur, ndërsa mbërriti në ngjarje përpara se të dilte në skenë si interpretuesja kryesore e natës.

Kombinimi i saj ishte zbukuruar nga koka te këmbët me gurë të çmuar argjendi dhe e ekspozonte në mënyrë perfekte figurën e saj trupore, shkruan DailyMail.

Bukuroshja bionde ishte e pajisur me disa unaza dhe vathë të mëdhenj të bardhë në formë zemre.

Lexo po ashtu Bebe Rexha thotë se kurrë në jetë nuk do të lidhej me një muzikant

Ajo i vendosi flokët poshtë dhe i ndau në mes me shtresa të prera për të kornizuar fytyrën e saj.

Më vonë, tri herë e nominuara për çmimin ’Grammy’ performoi këngën e saj hit “I’m Good”, e cila u nominua në ‘Grammy Awards 2023’ për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Pas performancës së saj, ylli mori një ‘befasi’ të pakëndshme në skenë pasi u godit me ngjyrë të gjelbër.

Predha jeshile vinte nga anët e skenës dhe mbulonte Rexhën dhe kërcimtarët e saj nga koka te këmbët.

Rexha u nominua për çmimin e saj të parë “Kids’ Choice” në vitin 2019. Ajo ishte nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i preferuar” për këngën “Meant to be” me Florida Georgia Line.

Ata u mundën në këtë kategori nga: DJ Khaled, Justin Bieber, Chance the Rapper dhe Quavo për këngën e tyre “No Brainer”. /Telegrafi/

Exit mobile version