Sot BDI do të zhvilloj një protestë paqësore para Komunës së Butelit në ora 17:00, për të kundërshtuar vendosjen e kryqit në po këtë Komunë. Nga BDI thonë se vendosja e kryqit bëhet për të keqpërdorur simbolet fetare për qëllime politike dhe partiake, njofton Telegrafi.
Ky vendim për mbajtjen e protestës u miratua mbrëmë në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, bashkë me anëtarët e Kryesisë Qëndrore të BDI-së.
‘Sonte në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, drejuesit e të gjitha degëve të kryeqytetit të Dardanisë, bashkë me anëtarët e Kryesisë Qëndrore të BDI-së, demonstruan unitet dhe përkushtim të përbashkët për të kundërshtuar keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike dhe partiake.
Andaj, ne të gjithë bashkarisht, ftojmë të gjitha mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët që ta kundërshtojmë njëzëri proektin përçarës dhe nxitës në Komunën e Butelit’, thuhet në komunikatën e BDI-së. /Telegrafi/
Sonte në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, drejuesit e të gjitha degëve të kryeqytetit të Dardanisë,…
Posted by Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI on Wednesday, March 2, 2016