Site icon Telegrafi

BBC shfaq “Mrekullitë e Shqipërisë”, Rama prezanton spotin të një prej emisioneve më të famshme në botë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një spot publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës të “BBC World News”, e ku më 21-22 janar shfaq “Mrekullitë e Shqipërisë”.

Në videon e shpërndarë nga Rama në Facebook, Bettany Hughes thekson se po eksploron mrekullitë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman e deri te bunkerët komunistë, pastaj, kulturën, traditën, etj.

“…dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq ‘Mrekullitë e Shqipërisë’ në kanalin BBC WORLD NEWS, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version