Ervini dhe Sidrita janë çifti që lanë shtëpinë e Big Brotherit pas votës së publikut. Në nominim ishin edhe çiftet Benard-Xheni, Damiano-Armela dhe Olsi-Fiorentina.
Analistët e kësaj jave të Big Brother, Big Basta dhe Vesa Luma, dhanë komentet e tyre.
“Nuk ishte faji i Ervinit. Ervini vet ishte një lojtar shumë i fortë dhe do të ecte nëse do të ishte vetëm, por Sidrita…”, është shprehur Big Basta.
“Ervini më dukej shpesh shumë i nxituar dhe nevrik”, ka theksuar Vesa Luma.
Çifti i opinionistëve dhanë edhe preferencat e tyre. Big Basta në shtëpinë e Big Brother pëlqente çiftin Armela-Damiano, ndërsa Vesa Luma tha se u dukeshin interesantë Musa dhe Dona.
Nga ana tjetër, pas përzgjedhjes së vetë banorëve, për këtë javë kanë shkuar në nominim: Musa me Donën, Kei me Vivin dhe Olsi me Fiorentinën pas përzgjedhjes së vetë banorëve. /TCH/Telegrafi/