Studiuesi grek, Kosta Giakoumis, shprehet i trishtuar për bazilikën e Shën Mëhillit në Arapaj të Durrësit, teksa thotë se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nuk është bërë asnjë investim aty.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se isha më e madhe paleokristiane në Shqipëri, e cila daton që në shekulli VI, është lënë në harresë.
“Asnjë investim serioz për shfrytëzimin e butë e këtij monumenti për zhvillimin e qëndrueshëm të Durrësit; çfarë kontrast me pallatet e shëmtuara pranë detit, aty ku kanë përfunduat investimet dhe lejet shtetërore pamjeshkurtra. Ndërkohë, për kafshët dhe shpendët që kullosin brenda ambientit të këtij monumenti të kategorisë I, kam simpati, se tregojnë pak gjallëri. Aty ku plehrat tregojnë indiferencën e njerëzve dhe shtetit për një nga monumentet më të rëndësishme të vendit, me mozaik mbresëlënës, i cili shyqyr që ishte mbuluar siç pritej”, ka shkruar ai.