Site icon Telegrafi

Bayerni merr fitore komode përballë Stuttgartit

Foto: FC Bayern Munich/Twitter

Bayern Munich ka fituar në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga, pasi ka mposhtur 3-1 Stuttgartin.

Pas 20 minutash lojë, Stuttgarit kaloi në epërsi me anë të Tanguy Coulibaly, që pranoi një asistim perfekt nga Wamangituka.

Por, Bavarezëtu këndellën shpejtë dhe reaguan me anë të Kingsley Comanit (38′), që u asistua nga Thomas Muller.

Pas një minute më vonë, vendasit rikthyen epërsinë me anë të Forster, mirëpo VAR-i e anuloi atë për ndërhyrje të palejueshme.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Robert Leweandowski shënoi në minutën e 45+1, me një asistim nga Coman.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat tentuan që të shënonin gola, mirëpo që mbrojtja e të dyja palëve ishte tejet e ngjeshur.

Bavarezët në fund arritën të vulosnin fitoren e tyre me një gol të bukur nga Douglas Costa në minutën e 87-të nga një asistim i Leroy Sanes.

Pas javës së nëntë Bayerni është në vendin e parë me 22 pikë, derisa në javën e dhjetë do të takohet me RB Leipzigun. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hGZgE14LUNY

Exit mobile version