Bayern Munich do ta rikthejë Joao Cancelon te Manchester City në fund të sezonit.
Mbrojtësi portugez bëri një huazim shokues te klubi i Bundesligës në janar pasi nuk ishte më në planet e Pep Guardiolës.
Por, edhe pse Bayern ka një opsion për të blerë Cancelon për 70 milionë euro këtë verë, për momentin ata nuk kanë ndërmend ta marrin atë, raporton Daily Star.
Gjigantët gjermanë mendojnë se do të kenë prioritete më të ngutshme në afatin kalimtar të ardhshëm – duke e lënë të ardhmen e Cancelos në dyshim.
Fakti që trajneri i Cityt, Guardiola ishte i lumtur që la një prej lojtarëve të tij të largohej, sugjeron që dyshja nuk do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre edhe kur ribashkohen në verë.
Cancelo është në radarin e Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa këta të fundit shihen si favoritë për transferimin e tij. /Telegrafi/