Bayern Munich duket se ende nuk e ka mbyllur afatin kalimtar të kësaj vere, pasi po i kërkon edhe disa përforcime të reja.
Skuadra gjermane po shpreson që në ditët e fundit të afatit kalimtar ta transferojë dyshen e Juventusit, Emre Can dhe Mario Mandzukic.
Sulmuesi kroat dhe mesfushori turko-gjerman nuk janë në planet e Maurizio Sarrit, andaj Bavarezët po tentojnë t’i transferojnë që të dy.
Sipas asaj që raporton Daily Mirror, skuadra gjermane ka filluar kontaktet para disa ditësh me kampionin e Serie A-së për transferimin e dy lojtarëve.
Manduzkic nuk është në planet e ish-trajnerit të Chelseat, pasi e ka ndalur Gonzalo Higuainin, i cili po kalon nëpër një formë të lartë.
Nga ana tjetër, Can do të largohet nga torinezët shkaku i arritjes në këtë verë të Aaron Ramseyt dhe Adrien Rabiotit.
Afati i transferimeve në Gjermani mbyllët më 2 shtator (nesër), andaj Bayerni nuk ka edhe shumë kohë për t’i realizuar dy transferimet. /Telegrafi/