Matthias Ginter ditë më parë ka njoftuar se do të largohet nga skuadra aktuale Borussia Moenchegladbach.
Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe ka njoftuar se do të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.
Gara për t’i fituar shërbimet e tij është e madhe nga skuadra të mëdha evropiane.
Bayern Munich, Chelsea, Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Inter, e Newcastle United kanë shprehur interesim.
Por mediat në Gjermani kanë raportuar se Bayerni është duke prirë në garë për të nënshkruar me reprezentuesin gjerman.
Bavarezët janë të gatshëm ta lirojnë Niklas Sulen në verë dhe Ginter po shihet si zëvendësues i tij.
Gjithsesi gjermani dëshiron një pagë prej tetë milionë euro tek skuadra e re, cilado qoftë ajo. /Telegrafi/