Jamal Musiala është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe te Bayerni e dinë mirë këtë gjë.
Drejtuesit e Bayernit prej kohësh janë në bisedime me agjentët e futbollistit për një kontratë të re, pasi aktualja i skadon në verën e vitit 2026.
Top klubet evropiane përfshirë Barcelonën, Real Madrid, Man City e Man Utd janë vënë pas gjermanit dhe bordi i Bayerni ka marrë një vendim të ri.
Musiala do të blindohet me kontratë të re deri në vitin 2030 dhe do të jetë lojtari më i paguar në klub.
Edhe pse shuma ende nuk është caktuar, mediat gjermane raportojnë se gjermani do të paguhet më shumë se sulmuesi Harry Kane që fiton 25 milionë euro bruto në sezon.
21-vjeçari ka pesë vite që është pjesë e Bayern Munichut, kur iu bashkua në vitin 2019 nga Akademia e Chelseat.
Ai këtë sezon në 10 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asituar në katër të tjerë. /Telegrafi/