Alphons Davies është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin e mbrojtjes, me anësorin kanadez që pëlqehet shumë nga Los Blancos.
Mbrojtësi kanadez pëlqehet shumë, megjithatë Real Madridi nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me të.
“El Nacional” ka raportuar se Thomas Tuchel dhe bordi i kampionëve të Bundesligës e duan transferimin e Federico Valverdes.
Objektivi i gjermanëve nuk është emër i ri, ai u diskutua në Munich edhe gjatë afatit kalimtar të verës, ndonëse pa rezultat konkret, si pasojë e fokusimit te bomberi Harry Kane.
Davies vlerësohet sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” në kufirin e 70 milionë eurove, kurse mesfushori uruguaian kap 100 milionë euro, çka do të thotë se Uli Hoenes duhet të shtojë edhe 30 milionë euro të tjera.
Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë një marrëveshje e tillë, duke parë se edhe Valverde vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga madrilenët.
Kryeqytetasit spanjollë do të synojnë që ta transferojnë vetëm me para Daviesin, përkundër interesimit të Bayernit që kjo gjë të bëhet duke shkëmbyer futbollistët. /Telegrafi/