Site icon Telegrafi

Bayerni ka konkurrencë të fortë dy klube për Xavi Simons

Bayern Munich prej kohësh është në bisedime me Paris Saint Germain për shërbimet e mesfushorit holandez Xavi Simons.

Pas një viti të shkëlqyer si i huazuar te RB Leipzig, Xavi Simons është i gatshëm për ta bërë hapi e madh në karrierë.

Bayerni është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, megjithatë nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Lexo po ashtu Bayern Munich në bisedime të avancuara me PSG-në për transferimin e Xavi Simons

Bavarezët në fakt janë pajtuar me PSG për huazimin e lojtarit me obligim blerje për 70 milionë euro.

Megjithatë duke marrë parasysh që PSG po e lejon huazimin e tij për një vit, edhe dy top klube të tjera evropiane janë futur në garë për lojtarin.

Lexo po ashtu Një Manchester United me plotë holandezë - pas Zirkzees, tentohen edhe dy yje të tjerë

Manchester United dhe Barcelona po tentojnë ta bindin lojtarin për t’iu bashkuar atyre, pasi marrëveshja me PSG duket e lehtë.

Nga ana tjetër Bayerni ka një marrëveshje me parisienët dhe ata gjithashtu janë duke i bërë presion Xavi Simonsit për ta pranuar projektin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version