Telegrafi

Bayerni i gatshëm të bëj ofertë për Allin

Skuadra e fundit që është vënë pas yllit anglez, Dele Alli, është Bayern Munich.

Bayern Munich janë duke planifikuar një ofertë verore për yllin e Tottenham Hotspur, Dele Alli, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, sipas The Times, bavarezët janë të vetëdijshëm se ata do të përballen me një detyrë të vështirë pasi mesfushori anglez vlerësohet lart nga ‘Spurs’.

Gjigantët gjermanë janë ndjekje të anglez tash e disa kohë dhe janë të vetëdijshëm se do të duhet të paguajnë të paktën 85 milionë funte në qoftë se ata duan transferimin e 20-vjeçarit.

Për shërbimet e Alli të interesuar janë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/