Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City pas shtatë vitesh në Angli.
Mesfushori turko-gjerman është futur në vitin e fundi të kontratës me Citizens dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Kampioni në fuqi i Anglisë i ka ofruar rinovimin reprezentuesit gjerman, por ky i fundit e ka refuzuar atë.
32-vjeçari dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha si Barcelona, Juventus e Galatasaray.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.
Bavarezët duan ta përforcojnë mesfushën dhe Gundogan mbetet në krye të listës së dëshirave për rekordmenët gjerman.
90min ka raportuar se Bayern është gati t’i ofrojë mesfushorit një kontratë tre vjeçare për ta transferuar atë në Allianz Arena në verën e vitit 2023.
Gundogan është një futbollist i rëndësishëm për Pep Guardiolan, ku këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje me Cityn duke shënuar dy gola e duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/