Site icon Telegrafi

Bayerni fiton me goleadë ndaj Mainzit, Perisic shënon golin e parë për Bavarezët

Foto: FC Bayern English/Twitter

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 6-1 ndaj Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive dhe fitoret në kampionat, pasi pas Schalkes, kanë mposhtur me lehtësi edhe Mainzin.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Megjithatë, të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Jean-Paul Boetius, i cili shënoi në minutën e gjashtë me kokë për 0-1.

Vendasit arritën të kthehen në lojë duke shënuar fillimisht me Benjamin Pavard (36′) për 1-1, ndërsa David Alaba (45′) kaloi ekipin e tij në epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e njëjtë, me Bavarezët që arritën të thellojnë epërsinë duke shënuar edhe katër gola tjera.

Ivan Perisic (54′) arriti të gjej golin e parë me Bayernin në ndeshje zyrtare duke shënuar për 3-1, ndërsa Kigsley Coman (64′) dërgoi epërsinë në 4-1.

Në minutën e 78-të ishte Robert Lewandowski që shënoi për 5-1, ndërsa rezultatin përfundimtar 6-1 e vulosi i riu Alphonso Davies (82′).

Pas kësaj fitore, Bayerni ka shtatë pikë në vendin e dytë, ndërsa Mainzi renditet i fundit pas asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te RB Leipzig, ndërsa Mainzi e pret Hertha Berlinin. /Telegrafi/

Exit mobile version