Joshua Kimmich është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bayern Munichun dhe ende nuk ka një marrëveshje për kontratën e re.
Që nga ky muaj, mesfushori gjerman ështëi hapur të nënshkruajë para kontratë me një klub tjetër.
Megjithatë ai po vazhdon negociatat edhe me Bayernin për të gjetur një marrëveshje për kontratën e re.
Gazeta gjermane Sport Bild ka zbuluar detaje se si Kimmich ka mbetur i zhgënjyer me drejtuesit e klubit.
Në verën e vitit 2024, Bayerni kishte negociuar shitjen e lojtarit për 35 milionë euro pas një viti zhgënyes të tij.
Por me ardhjen e Vincent Kompany edhe Kimmich ka përmirësuar përformancën dhe tani është në top formë, ku edhe drejtuesit e klubit duan me çdo kusht ta mbajnë atë.
Gjithsesi lojtari vazhdon të mbetet i zemëruar me drejtuesit e klubit dhe ende nuk ka vendosur për kontratën e re. /Telegrafi/