Bayern Munich tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Jonathan Tah, por transferimi do të zyrtarizohet vetëm në rast largimi të Matthijs De Ligt.
Mbrojtësi holandez nuk është pjesë e planeve të Bayernit për sezonin e ardhshëm dhe së fundmi ishte raportuar se do të transferohet tek Manchester United, megjithëse klubi anglez nuk ka arritur të gjejë marrëveshje me gjigantin bavarez për çmimin e kartonit.
Bavarezët duan të ndajnë rrugët me De Ligt kryesisht për shkak të faktit se ai është njëri ndër lojtarët me pagën më të lartë në ekip.
Për më shumë, Vincent Kompany besohet se ka preferenca të tjera për qendrën e mbrojtjes andaj holandezi do të mbetej më shumë vetëm si opsion nga banka.
🚨🔴 It’s €25m + €5m between Bayer 04 Leverkusen and FC Bayern for Jonathan #Tah – as revealed in our show and now confirmed as per Stephan von Nocks ✔️
As soon as Matthijs de Ligt will join Manchester United, Bayern will finalize the deal with Tah. Verbal agreement is done.… https://t.co/7UevvIV1uM
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 6, 2024
‘Djajtë e Kuq’ kishin arritur marrëveshje personale me De Ligt më herët, por po refuzojnë të paguajnë çmimin prej 50 milionë eurosh plus bonuset për të.
Ata me gjasë do të detyrohen që ta zvogëlojnë çmimin e kërkuar për të në mënyrë që edhe marrëveshja për Tah të kompletohet.
Krahas faktit se ata duhet të krijojnë hapësirë për të nënshkruar me Tah, Bayerni gjithashtu ka nevojë për fonde në mënyrë që të financojnë transferimin e Desire Doue nga Rennesi.
Largimet potenciale të De Ligt dhe Mazraoui do ta ndihmonin Bayernin që të kompletonin biznesin e tyre në afatin kalimtar veror dhe të balancojnë financat./Telegrafi/