Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-2 ndaj Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u bërë lider i përkohshëm në kampionatin gjerman.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën t’i shënojnë tri gola, kundrejt një të mysafirët.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë me anë të Serge Gnabry, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Jamal Musiala (28’) çoi epërsinë në 2-0.
Sadio Mane gjeti rrjetën në minutën e 43-të për 3-0, ndërsa Silvan Widmer (45+) ngushtoi epërsinë në 3-1.
And breathe 😅
🔴⚪ #FCBM05 3-1 pic.twitter.com/7huC8V0kEd
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) October 29, 2022
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Bayerni skuadër më e mirë, krijoi më shumë, shënoi tri gola tjerë, ndërsa mysafirët gjeten një herë rrjetën.
Leon Goretzka (58’) shënoi për 4-1, Mathys Tel (79’) rriti epërsinë në 5-1, teksa Marcus Ingvartsen (82’) ngushtoi shifrat në 5-2.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Eric Maxim Choupo-Moting (86’), i cili vulosi fitoren 6-2.
SIX (!) different goalscorers 🥵
🔴⚪ #FCBM05 6-2 pic.twitter.com/SVlGtmYUTd
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) October 29, 2022
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Mainzi zë vendin e tetë me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Hertha Berlini, teksa Mainzi e pret Wolfsburgun. /Telegrafi/
Gnabry is already cooking for Bayern 👨🍳 pic.twitter.com/OgNPrK68Ks
— ESPN FC (@ESPNFC) October 29, 2022
Musiala can't stop scoring! 🔥 pic.twitter.com/eVDQYUSraL
— ESPN FC (@ESPNFC) October 29, 2022