Bayern Munichu ka fituar në udhëtim te Stuttgarti me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë fitoren e dytë radhazi, pikë të cilat e kanë barazuar me Dortmundin në krye të tabelës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Bayernit, por vetëm një herë tunden rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Matthijs de Ligt, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Jamal Musialas.
Looking good at the break 🙌
🔴⚪ #VfBFCB 0-1 pic.twitter.com/IWkhD52dEl
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 4, 2023
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve shënuan edhe nga një gol.
Të parët gjeten rrjetën Bavarezët me anë të Maxim Choupo-Moting (62’) për 0-2, ndërsa Juan Jose Perea (88’) shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2.
Taking three points back to Munich 👊
🔴⚪ #VfBFCB 1-2 pic.twitter.com/RhEb0n2n2H
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 4, 2023
Pas kësaj fitore, Bayerni rikthen pozitën e parë me 49 pikë, ndërsa Stuttgarti zë vendin e 15-të me 19 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët e presin Augsburgun, ndërsa Stuttgarti udhëton te Eintracht Frankfurti. /Telegrafi/
https://twitter.com/TeamRMFC/status/1632081452320845824
CHOUPO-MOTING'S GOAL 🔥🔥🔥 https://t.co/bqUBwGopVk
— Bayern & Football (@MunichFanpage) March 4, 2023