Bayern Munich thuhet se nuk është i gatshëm të lërë Kim Min-jae të largohet si huazim këtë verë, por ish-mbrojtësi i Napolit mbetet në agjendën e Interit.
Bavarezët nuk dëshirojnë të huazojnë ish-mbrojtësin e Napolit, Kim, këtë verë, pavarësisht një sezoni debutues jo bindës në Gjermani.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Bavarezët kanë refuzuar kërkesën e Interit për ta marrë lojtarin në një transferim të përkohshëm, por reprezentuesi i Koresë së Jugut mbetet një objektiv për kampionët në fuqi të Serie A.
Interi pritet të trokasë sërish në derën e Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar të verës, por fillimisht duhet të shesë holandezin Stefan de Vrij.
Reprezentuesi holandez tha javën e kaluar se ai nuk po mendonte të largohej nga Nerazzurrët këtë verë, por ai raportohet se ka tërhequr interes nga skuadrat e Superligës së Arabisë Saudite.
Interi po monitoron edhe përforcime të tjera të mundshme, duke përfshirë lojtarët e lirë si Ricardo Rodriguez dhe Mario Hermoso. /Telegrafi/