Kontrata e drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici skadon këtë verë dhe Bayern Munich thuhet se po monitoron situatën në Torino.
Marrëveshja e Paratici skadon më 30 qershor 2020, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se epoka e tij me Bianconerët ka mbaruar.
Prej kohësh është parë si një formalitet kontrata e tij dhe pritej të nënshkruajë një zgjatje të saj, por javëve të fundit pozicioni i tij te “Zonjën e Vjetër” është dobësuar.
Askush nga Presidenti Andrea Agnelli e poshtë nuk mund të ndihet i sigurt te Bianconeri, pasi pronarët mund të bëjnë ndryshime të mëdha këtë verë.
Por Calciomercato.com, Bayern mund të jetë i interesuar të nënshkruajë me Paraticin, nëse ai ndahet me Juventusin.
Drejtori sportiv njihet si prej më të mirëve në qarkullim, ndërsa specialitet i tij është bindja e lojtarëve që janë të lirë. /Telegrafi/