Bayern Munich ka rënë dakord për një partneritet afatgjatë me Aeroportin Ndërkombëtar Hamad të Dohas së Katarit.
"Unë jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Doha Aeroport, sponsor i ri i ekipit", tha kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge.
"Ky partneritet është një hap tjetër i strategjisë sonë drejt ndërkombëtarizimit”, tha ndër të tjerash gjermani.
Kujtojmë se kampionët e Bundesligës kaluan fazën parapërgatitore në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/