Site icon Telegrafi

Bayern Munich i kërkon Fulhamit t’i ulë kërkesat për Joao Palhinhan 

Joao Palhinha vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës. 

Gjiganti gjerman ishte shumë pranë t’i siguroj shërbimet e mesfushorit portugez në verë, por në momentin e fundit transferimi i tij kishte dështuar.

Në fakt mesfushori portugez kishte udhëtuar drejt Munichut dhe kishte kaluar edhe testet mjekësore, por në fund transferimi dështoi pasi Fulham nuk e kishte gjetur zëvendësuesin e tij.

Bavarezët do të rikthehen në janar për transferimin e tij, pasi Palhinha mbetet objektivi kryesor i tyre për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayerni ka kërkuar nga Fulham të ulë kërkesat për transferimin e Palhinhas.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk dëshiron të paguaj 60-65 milionë euro si në verë për mesfushorin portugez.

Lexo po ashtu E veshi fanellën dhe ishte në Munich, si i dështoi Bayernit transferimi 65 milionësh - dalin prapaskenat

28-vjeçari ka marrëveshje personale me bavarezët, teksa dëshiron që të largohet nga Fulham qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori defensivë këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Anglisë, ku ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version