Site icon Telegrafi

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich po synon transferimin e portierit Bart Verbruggen të Brightonit, për ta zëvendësuar Manuel Neuer. 

Sipas The Mirror, bavarezët kanë shprehur interesim të fortë për ta transferuar holandezin, pasi janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë të Neuer. 

Gjiganti gjerman sidoqoftë do të duhet të paguajë plotë 50 milionë euro për të bindur Brightonin që ta shesë atë. 

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, thuhet se është një admirues i madh i portierit holandez pasi ka punuar me të së bashku tek Anderlecht. 

Kompany madje kishte tentuar që të nënshkruante me Verbruggen sa ishte pjesë e Burnleyt në vitin 2023, por Brightoni eventualisht siguroi shërbimet e tij. 

22-vjeçari ka shkëlqyer mes dy shtyllave për Brightonin dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën e klubit për të siguruar një vend në Evropë. 

Neuer nënshkroi një marrëveshje të re me Bayern Munich muajin e kaluar që do ta mbajë atë në ‘Allianz Arena’ të paktën deri në qershor të vitit 2026./Telegrafi/

Exit mobile version