Në Kupën e Botës në Katar, tradita që nga viti 1982 vazhdoi me Bayern Munich dhe Inter që kanë të paktën nga një lojtar që luan në finale.
Dy klubet e përmendura kishin përfaqësuesit e tyre në çdo finale të kampionatit botëror që nga viti 1982 e deri më sot, e kështu do të jetë edhe në Katar, ku takohen Argjentina dhe Franca në ndeshjen për titullin e kampionit të botës.
Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të luajë nga Interi në finale, ndërsa përzgjedhja franceze do të përfshijë deri në katër lojtarë të Bayern Munich me Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Kingsley Coman dhe Dayot Upamecano, me faktin se Hernandez është i dëmtuar dhe nuk do të luajë në këtë ndeshje.
At least one Inter Milan and Bayern Munich player have appeared in EVERY World Cup final for the last 40 years! 🤯 pic.twitter.com/xcQYQ2Owsl
— ESPN FC (@ESPNFC) December 15, 2022
Sa i përket përkatësisë së klubit, Atletico Madrid do të ketë deri në katër lojtarë në finale.
Anëtarë të klubit madrilen janë anëtarët e kombëtares argjentinase Angel Correa, Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina dhe një nga lojtarët më të mirë në Francë, Antoine Griezmann.
Finalja e Botërorit në Katar do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00./Telegrafi/