Poezi nga: Henry Wadsworth Longfellow
Përktheu: Alfred Kola
Batica ngrihet, batica bie,
Gata çirret, muzgu nxihet;
Mbi rërën qull, ngjyrëkafe të detit
Udhëtari ngutet drejt qytetit,
Dhe batica ngrihet, batica bie.
Mbi mure e çati errësira bie,
Por deti, deti në errësirë çirret;
Valët e buta me të bardhat llërë,
Zhdukin gjurmët përmbi rërë,
Dhe batica ngrihet, batica bie.
Agu shpërthen; kuajt në koçie
Hingëllima, patkonj, stallieri çirret;
Dita rikthehet, por aty pari
Në breg nuk kthehet më udhëtari,
Dhe batica ngrihet, batica bie.