Një ndër ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së 18-të në elitën e futbollit kosovar, u zhvillua në Merdarë ku Llapi i bëri ‘konak’ Gjilanit.
Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina u shpreh i kënaqur me barazimin e arritur në fushë.
“Skuadra nuk ishte në nivelin e duhur ashtu siç jam mësuar ta shikojë. Besoj se kushtet atmosferike ndikuan sot, në një teren të tillë shumë të vështirë. Goli i pësuar herët, ndikoi shumë në lojë”.
“Barazimi me Gjilanin erdhi në aspektin taktik. Jam mbrojtur me tre futbollistë dhe avancova pesë sulmues në mënyrë që ta arrijmë barazimin. Ka qenë një ndeshje e mirë, ndeshje transparente. Barazimi është i mirë dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme do ta shohim një ekip edhe më të fuqishëm”, ka thënë Tahir Baatina pas ndeshjes për Supersport Kosovën.
“Të dyja ekipet e duan titullin. Besoj se në Shqipëri kur e kam marrë licencën, kam arritur profesionalizëm. Me vet faktin që kam arritur që ta dërgojë një lojtar mbrojtës në sulm, kjo tregon se merita këtu kanë edhe profesorët në Shqipëri dhe barazimin ua dedikojë atyre”, potencoi Tahir Batatina.