Telegrafi

Bastisje në Shtip, gjendet drogë – ndalohen dy persona

MPB Maqedoni njofton se dje (23.07.2024) në Shtip, punonjësit e policisë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Shtip, kanë privuar nga liria A.Xh (36) dhe Q.H (22).

“Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në banesën e A.Xh, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një makinë bluarëse, një shumë e madhe parash në valuta dhe prerje të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se janë me origjinë kriminale”.

“Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Q.H., i kryer po ashtu me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar një makinë bluarëse me mbetje marihuane. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.