Bashkimi është skuadra e vetme pa humbje në ProCredit Superligë. Prizrenasit në xhiron e pestë shënuan fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 66:77 (11:17, 14:19, 21:26, 20:15).
Portokallezinjtë ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund. Prizrenasit fituan çerekun e parë 11:17, derisa të dytin 14:19, për të shkuar në epërsi 25:36.
Në pjesën e dytë, basketbollistët e Bashkimit vetëm sa thelluan epërsinë, ku më e larta ishte 22 pikë, 38:60, derisa në fund triumfuan 66:77.
Arian Qallaku kishte 15 pikë për vendasit, ndërsa Terrell Brown 24, kurse te mysafirët Mack Smith kishte 22 pikë.
Golden Eagle Ylli ka dy fitore e tri humbje, ndërsa Bashkimi pesë fitore e asnjë humbje.