Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të ProCredit Superligës.
Prizrenasit fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 72:51 (18:15, 15:3, 21:7, 18:26).
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 18:15 për vendasit, të cilët shkëlqyen në periudhën e dytë, derisa mysafirët për dhjetë minuta shënuan vetëm tri pikë.
Portokallezinjtë ishin bindshëm më të mirë edhe në periudhën e tretë, 21:7, ku shifrat pas 30 minutash ishin 54:25. Dhjetë minutat e fundit më shumë ishin formale, me Bashkimin që fitoi në fund 72:51.
Kjo ishte fitorja e parë për Bashkimin në ndeshjen e parë në këtë edicion, derisa Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje.
Te vendasit u dalluan Jayveous Mckinnis me nëntë pikë e shtatë kërcime, Mack Smith me 12 pikë dhe Maliek White me 13 pikë, kurse dy të dalluarit te mysafirët ishin Shizz Alston me 22 pikë dhe Trey Anderson me 16 pikë e pesë kërcime./Telegrafi/