Site icon Telegrafi

Bashkimi mposht Borën dhe vazhdon si ekipi i vetëm pa humbje në elitë

Bashkimi vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë.

Në xhiron e katërt shënuan fitore ndaj Borës me rezultat 91:78 (25:9, 18:31, 23:12, 25:26), që ishte humbja e katërt për prishtinasit.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, ku fituan çerekun e parë me 16 pikë dallim, 25:9, por prishtinasit u rikthyen në periudhën e dytë, për të bërë rikthimin në 34:35, kurse pjesa e parë përfundoi 43:40.

Prizrenasit ishin sërish më të mirë në periodën e tretë, 23:12, derisa në dhjetë minutat e fundit kishin epërsi deri në 26 pikë, 80:54, ndërsa triumfuan në fund 91:78.

Jayveous McKinnis kishte 18 pikë e tetë kërcime për Bashkimin, ndërsa te Bora më i miri ishte Shamarkus Kennedy me 21 pikë e dhjetë kërcime./Telegrafi/

Exit mobile version