Si pjesë e lëvizjeve të Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund varësisë së furnizimeve me gaz nga Rusia, blloku ka nënshkruar një marrëveshje të përkohshme me Izraelin dhe Egjiptin për eksportin e gazit natyror.
Marrëveshja do të shihte një rritje të konsiderueshme në sasinë e gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të lëngëzohet dhe më pas të dërgohet në tregjet evropiane.
Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub. Dy rrugë për të sjellë gazin në Evropë janë aktualisht në shqyrtim – rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.
With this 🇪🇺🇪🇬🇮🇱 agreement we will work on the stable delivery of natural gas to the EU from the East Med region.
This will contribute to our 🇪🇺 energy security.
And we are building infrastructure fit for renewables – the energy of the future. pic.twitter.com/GYFPXwFpsp
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 15, 2022
Theksojmë se Rusia furnizon BE-në me 40 për qind të gazit natyror që importon, raporton bbc.
Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën. Në muajin mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se “Ky është një hap i madh përpara në furnizimin me energji në Evropë, por edhe që Egjipti të bëhet një qendër rajonale e energjisë”. /Telegrafi/