Bashkimi nuk e ka pasur të vështirë ta mposhtë skuadrën e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll, Borea, me rezultat 97-70.
Në duelin e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, skuadra nikoqire luajti më mirë që nga fillimi i lojës.
Prizrenasit i shënuan dy pikë më shumë se ekipi pejan në çerekun e parë (23:21).
Gjashtë pikë më shumë, Bashkimi i shënoi në çerekun e dytë (17:11), për të shkuar në pushim me rezultat 40-32.
As në çerekun e tretë, Borea nuk arriti t’i bënte ballë skuadrës vendase (26:18), e cila vazhdonte ta ngrejë epërsinë.
Njëmbëdhjetë pikë më shumë se kundërshtari, prizrenasit e shënuan në pjesëlojën e fundit (31:20), për ta mbyllur takimin me 27 pikë epërsi.
Bashkimi ruan pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë, nga 11 fitore dhe pesë humbje.
Borea është e fundit në renditje me 18 pikë, nga dy fitore dhe 14 humbje. /Telegrafi/