Steve Wozniak thotë se makina vetë vozitëse është një ‘ëndërr e kotë’
Prodhuesit e veturave po japin deklarata të ndryshme, se makinat e tyre mund të vetë voziten dhe atë me shpejtësi të lartë, transmeton Telegrafi.
Por, një prej njerëzve më të ndritur në historinë e teknologjisë, mendon se është vetëm një ‘ëndërr e kotë’ dhe nuk beson se mund të ndodhë ndonjëherë. Duke folur për CNBC, Steve Wozniak ka thënë se e ka pasur ëndërr, që Apple ta sjellë një makinë autonome për herë të parë.
Më të provuar disa prej këtyre teknologjive që për momentin janë në treg, ai është bindur se “nuk beson më në këto makina” si dhe mendon që njerëzit duhet të mos e humbin shpresën se “makinat tyre nuk do të voziten vet ndonjëherë”.
Si një prej programerëve kompjuterik më të mirë në botë, Woz e di se çfarë po flet. Në vitin 1967 ai e ka themeluar bashkë me Steve Jobs kompaninë Apple, duke u bërë që atëherë njëri prej zërave kryesor në teknologjinë moderne.
Eksperienca tij kryesore, vjen nga Tesla Model 3, të cilën ka kontribuar vet, që të jetë sa më autonom në vozitje. “Tesla bën shumë gabime” ka thënë ai, pa bërë elaborat.
Auto piloti apo kontrolli i timonit atë nuk e bindin, vetëm se thotë që sistemet për asistim e ndihmojnë shumë shoferin. Wozniak ishte ndër të parët që mund të blinte një Model 3, por ai zgjodhi Chevy Bolt për shkak të çmimit më të lirë.
Me një pasuri prej më se 100 milionë dollarësh, bashkëthemeluesi i Apple është ende pjesë e kompanisë, por nuk merret me menaxhimin e brendshëm. Mbetet edhe më tutje zëdhënës i kompanisë si dhe ligjërues për aspekte të ndryshme teknologjike. /Telegrafi/